RSL-Rinia ne sipermarrjen e lire

Organizata - Njerëz

 

RSL-Rinia ne Sipermarrjen e Lire.......

Shoqata “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë” u themelua në Prill të vitit 2001, në kushtet kur Shoqëria Civile në Kukës ishte e padukshme, me grupe sociale të pambrojtura dhe me nevojën për lëvizje aktive qytetare.
Në një kohë të shkurtër kjo shoqatë arriti të krijojë një profil të standartit për shoqërinë civile duke përfaqësuar të rinjtë, ngritur zerin për problemet e ndryshme që shqetësojnë rajonin e Kukësit dhe krijimin e mundësive pa e braktisura atë.
RSL, është organizatë lokale e cila operon në zonën verilindore, Qarku i Kukësit.
Misioni i RSL është të rrisë përgjegjësinë qytetare për një mirëqeverisje, mbrojtje të lirive dhe të drejtëve të njeriut, zhvillim të demokracisë dhe promovim i vlerave me qytetarë aktivë.
Demokracia konsolidohet me pjesmarrje active qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut do të respektohen kur ne t’i njohim dhe t’i mbrojmë ato, qeverisja e mirë bëhët kur në kërkojmë llogari dhe përmbushim detyrimet tona si qytetarë të këtij vendi.
RSL, prej krijimit të saj ka ruajtur një profil shoqëror duke qenë përfaqësues i shoqërisë civile, duke rritur vlerat e qytetarisë dhe promovuar demokracinë përmesinkurajimit të  pjesmarrjës qytetare në qeverisjen vendore, debateve publike për transparencë, promovim i vlerave rinore me aktivitete artistike, rritje dhe forcim i kapaciteteve kryesisht per të rinjë në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut.
Sot RSL, ka krijuar një rrjet vullnetarësh, me studentë, të rinjë e të reja të diplomuar, qytetarë aktiv të angazhuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe forcimin e rolit të saj.
RSL është pjese e disa rrjeteve të shoqërisë civile; lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikime |faqe 1-2-3-4-5-6

 

Aktivitet e fundit