RSL-Rinia ne sipermarrjen e lire

Organizata - Njerëz

 

 

Rifat Demalija: Drejtor Ekzekutiv

Rifat Demalija

Diplomuar për Histori Gjeografi, Master në Shkenca Politike. Është themelues i RSL. Ka punuar si vullnetar, koordinator dhe udhëheqës projektesh. Ka organizuar protestat masive qytetare në Kukës gjatë viteve 2004-2005 kur mungesa e engjerisë elektrike ishte shqetësim i madh për qytetarët. Ka marrë pjesë në shumë trainime jashtë shtetit në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave Njeriut, është trainer për të Drejtat e Njeriut certefikuar ngë Këshilli i Evropës.

Gazmend Dulla

Gazmend Dulla

Gazmend Dulla, nje nga themeluesit e RSL-se, eshte  diplomuar ne vitin 2000 per Administrim- Biznes. Krahas eksperiences ne sektorin publik dhe privat ai ka nje angazhim disavjecar ne shoqerine civile dhe konkretisht si aktivist i RSL-se. Ai  gjithashtu ka punuar dhe per agjensi nderkombetare si UNDP, OSBE, dhe si ekspert nderkombetar  ne shkrim projektesh per fondacionin CIVITAS ne Rumani.
Fale arsimimit, eksperiences dhe njohurive te marra ne trainime kombetare dhe nderkometare mbi hartimin dhe menaxhimin e projekteve dhe  si trainer trainimesh, ai, qe nga krijimi i organizates RSL ne vitin 2001 dhe deri ne vitin 2007 ka drejtuar nje sere projektesh / aktivitetesh si dhe ka menaxhuar anen ekonomiko-financiare te organizates.
Nga viti 2008 e ne vijim, per shkak te angazhimeve te tjera ai ofron kontribut vullnetar  periodik ne formen e asistences teknike. 

Lavdrim Shehu

LAVDRIM SHEU

Lavdrim Shehu, pjese e grupit themelues te organizates Rinia ne Sipermarrje e Lire,  diplomuar ne vitin 2000 per Linguistike (Gjuhe Angleze) nga Fakulteti i Shkencave Shoqerore, Universiteti “L Gurakuqi” Shkoder, vazhdon studimet per master te nivelit te Dyte ne Shkenca Komunikimi prane Universitetit Europian, Tirane.  Eksperiencat e punesimit variojne mes sektorit publik dhe privat. Angazhim me pushtetin lokal, eksperience ne organizim te proceseve zgjedhore, bashkpunim te vazhdueshem me institucione te sektoreve te ndryshem kane ndihmuar ne profilizimin e tij. Eksperienca e punes me organizatat nderkombetare humanitare si CARE apo ACF si dhe ato kombetare si Alb-Aid (ish- VMA-Kukes)  eshte zhvilluar me tej me angazhimin aktiv me RSL-ne si vullnetare per nje periudhe pese vjecare dhe si i punesuar nga RSL per dy vitet e fundit dhe ne vazhdim. Pozicioni aktual eshte koordinator i programeve te RSL si dhe kontribues ne hartimin dhe menaxhimin e projekteve te ndryshme.  

Doriana Gjuta

Doriana Gjuta

Doriana Gjuta, asistente projektesh prane organizates “Rinia ne Sipermarrjen e Lire”, eshte diplomuar ne vitin 2010 per Finance, ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes. Angazhimi i saj ka nisur nje vit me pare si aktiviste e organizates. Gjate kohes se angazhimit te saj si studente  ka pasur iniciative  per te punuar ne Radion Lokale  « Radio Kukesi » ne programet radiofonike per te rinje. Njekohesisht ka punuar edhe si agjente shitjesh ne Revisten Nderkombetare Kozmetike AVON. Pozicioni aktual eshte asistente projektesh dhe lehtesuese trajnimesh ne trajnimet qe zhvillon organizata ne fushen e te drejtave te njeriut dhe demokracise.

SHPETIM DULLA

Shpetim Dulla

Diplomuar ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja dega Anglisht, Shkoder 2008.
Eksperienca e tij me RSL-ne, daton qe ne vitet e para te themelimit te organizates. Menjehere pas anetaresimit eshte angazhuar si vullnetar dhe aktivist ne mjaft aktivitete si dhe ka perfaqesuar RSL ne disa  trainime nderkombetare. Gjate periudhes se studimeve eshte angazhuar me kohe te pjesshme si Administrator i Qendres Rinore prane RSL-se. Me perfundimin e universitetit, kaloi nje eksperience pune ne arsim dhe ne organizmat Nderkombetar si OSBE per t’iu rikthyer serisht RSL-se ku dhe aktualisht mban pozicionin si Asistent Projektesh dhe Administrator i Zyres Koordinative per te Drejtat e Njeriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

designed by enkeled veseli